Afrim Muçiqi për përjashtimin e Zhegrovës, Muriç e Musliajt: Kosova është me e madhe se gjithë ne

Ish-futbollisti Afirm Muçiqi dhe vite me radhë ishte nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, e ka mirëpritur vendimin e selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda. Muçiqi tha se është vendim i vonuar por i qëlluar për përjashtimin e futbollistëve Edon Zhegrova, Florent Muslija e portierit Arijanet Muriç. “Absolutisht vendim i qëlluar, sepse ngjyrat e […]

Afrim Muçiqi për përjashtimin e Zhegrovës, Muriç e Musliajt: Kosova është me e madhe se gjithë ne

Ish-futbollisti Afirm Muçiqi dhe vite me radhë ishte nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, e ka mirëpritur vendimin e selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Muçiqi tha se është vendim i vonuar por i qëlluar për përjashtimin e futbollistëve Edon Zhegrova, Florent Muslija e portierit Arijanet Muriç.

“Absolutisht vendim i qëlluar, sepse ngjyrat e kombëtares së Kosovës, ngjyrat e shtetit duhet të mbrohen në fushë dhe jo në diskotekë, pavarësisht respektit për Zhegrovën, Aronin e Muslijën.

Kosova është më e madhe se të gjithë ne të tjerët”, thotë Muçiqi për “Bota Sot”.

Ylli i estradës së Kosovës, ka edhe një pyetje interesante për futbollistët.

“E kam një pyetje: Kur luajnë ata në klubet e tyre, a shkojnë në diskotekë para ndeshjes apo në ndonjë klub nate?

Përkundrazi, ‘shqyhen’, e lënë djersën e fundit për skuadrat e tyre, i pikë uji prej djerse, ndërsa tek ne as që i djersitet fanella”, ka nënvizuar Muçiqi, ish futbollist i gjeneratën e sakrificës.

Muçiqi ka bërë me dije se Kosova ka futbollistë për të dhënë, siç po japin për kombëtare tjera duke dhënë edhe shembull.

“Vendim shumë i vonuar dhe më në fund i qëlluar. Kemi plot futbollistë mi dhënë kombëtares siç po i japim.

Është rasti me Shqipërinë, ku lojtari ynë Ardian Ismajli shënoi dhe bëri rikthimin në rezultat duke i dhënë shans Shqipërisë për Kampionatin Botëror”, ka përfunduar Muçiqi.

FFK-ja ka njoftuar se për këtë arsye selektori ka përjashtuar tre futbollistët:

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”.