Presidentja Siljanovska u takua me homologun bullgar Radev, u kërkua fokus në sfidat e tashme, jo në të kaluarën

Në Bullgari sot u zhvillua takimi ndërmjet presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, duke u theksuar nevoja për dialog ndërmjet dy vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk. “Në takim me presidentin bullgar u diskutua për nevojën e zhvillimit të fortë të raporteve maqedonase-bullgare, për tejkalimin e çështjeve […]

Presidentja Siljanovska u takua me homologun bullgar Radev, u kërkua fokus në sfidat e tashme, jo në të kaluarën
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, në takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Foto nga Presidenca e RMV-së.

Në Bullgari sot u zhvillua takimi ndërmjet presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, duke u theksuar nevoja për dialog ndërmjet dy vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Në takim me presidentin bullgar u diskutua për nevojën e zhvillimit të fortë të raporteve maqedonase-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, në kuadër të procesit integrues në Bashkimin Evropian dhe shfrytëzimin e përvojës bullgare në këtë rrugë dhe për mundësitë e nxirjes dhe përparimit të bashkëpunimit bilateral në shumë fusha”, raportoi presidenca e RMV-së.

Pas takimit tet-a-tet ndërmjet dy presidentëve, u zhvillua takim ndërmjet delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ku morën pjesë dy mitrat e RMV-së, Timço Mucunski dhe Zoran Lutkov.

“Presidentja theksoi nevojën për bisedime dhe dialog ndërmjet dy vendeve fqinje anëtare në NATO dhe shembuj pozitiv nga të dy palët me qëllim ndërtimin e raporteve stabile për fqinjësi të mirë”, raportoi presidenca, duke shtuar që “duhet te fokus në sfidat e sotme, në vend të që fokusohemi në të kaluarën”.

Presidentja ka vlerësuar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka marrë të gjitha masat për realizimin e projekteve rajonale në interes të RMV-së, rajonit dhe BE-së.

“Në takim, presidentja Siljanovska Davkokva e ftoi presidentin Radev që ta viziton vendin tonë, ftesë që u pranua nga presidenti bullgar”, njoftoi presidenca.

Ndryshe,  në kuadër të vizitës, Presidentja Siljanovska Davkova në Sofje do të ndjekë shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë, e cila do të interpretojë operën “Nabucco” të Xhuzepe Verdit në Opera dhe Baleti i Sofjes.

Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.