Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge vizitoi Malin e Zi të premten (13 shtator). Në Podgoricë ai u takua me presidentin, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq. Ruge u takua edhe me anëtarë të shoqërisë civile, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv. Ruge përshëndeti kontributin […]

Zëvendëssekretari i NATO-s viziton Malin e Zi, përmendet dhe Kosova
zevendessekretari-i-nato-s-viziton-malin-e-zi,-permendet-dhe-kosova

zevendessekretari-i-nato-s-viziton-malin-e-zi,-permendet-dhe-kosova

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge vizitoi Malin e Zi të premten (13 shtator).

Në Podgoricë ai u takua me presidentin, Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviç dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq.

Ruge u takua edhe me anëtarë të shoqërisë civile, thuhet në komunikatën për media, transmeton Klankosova.tv.

Ruge përshëndeti kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Këto përfshijnë rolin e tij në paketën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.

Po ashtu, Ruge theksoi ndikimin e dezinformimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për ta kundërshtuar atë.

Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik.