Shteti i lejoi pronarët e pompave të mbyllura në veri t’i marrin derivatet dhe inventarin, policia jep detaje

Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në veri. AKP-ja ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT-i për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara. Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që […]

Shteti i lejoi pronarët e pompave të mbyllura në veri t’i marrin derivatet dhe inventarin, policia jep detaje
shteti-i-lejoi-pronaret-e-pompave-te-mbyllura-ne-veri-t’i-marrin-derivatet-dhe-inventarin,-policia-jep-detaje

shteti-i-lejoi-pronaret-e-pompave-te-mbyllura-ne-veri-t’i-marrin-derivatet-dhe-inventarin,-policia-jep-detaje

Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në veri.

AKP-ja ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT-i për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.

Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

Siç kanë thënë MINT-i, pronarët e këtyre pronave janë: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom.