Shala: S’ka investime reale me Qeverinë “Kurti”

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka deklaruar se Qeveria po i përdorë shifrat e mërgatës si investime të huaja. Ai tha për Front Online se pushteti aktual po manipulon me shifra për shkak të mungesës së investimeve. “Qeveria Kurti e ka gabim këtë klasifikim që po e bënë. Investime të huaja reale […]

Shala: S’ka investime reale me Qeverinë “Kurti”


Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka deklaruar se Qeveria po i përdorë shifrat e mërgatës si investime të huaja.

Ai tha për Front Online se pushteti aktual po manipulon me shifra për shkak të mungesës së investimeve.

“Qeveria Kurti e ka gabim këtë klasifikim që po e bënë. Investime të huaja reale me këtë Qeveri s’ka fare, në katër vite asnjë investitor s’ka ardhë. Lojë me shifra e manipulime për shkak që ka mungesë të investimeve në fusha të caktuara”, deklaron Shala.

Deputeti Shala thotë se mjetet e mërgatës nuk llogariten si investime të huaja.

“Investimet e mërgatës janë në blerjen e  banesave e shtëpive”, thotë Shala.