Serbët fillojnë protestën në afërsi të Urës së Ibrit, të pranishëm Policia e Kosovës

Komuniteti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut është parë duke protestuar kundër vendimit të hapjes së Urës së Ibrit. Prezent është edhe Policia e Kosovës duke monitoruar situatën e protestës. Prezentë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë. Po ashtu, protesta po përcjellet nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i. Protesta po […]

Serbët fillojnë protestën në afërsi të Urës së Ibrit, të pranishëm Policia e Kosovës
serbet-fillojne-protesten-ne-afersi-te-ures-se-ibrit,-te-pranishem-policia-e-kosoves

serbet-fillojne-protesten-ne-afersi-te-ures-se-ibrit,-te-pranishem-policia-e-kosoves

Komuniteti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut është parë duke protestuar kundër vendimit të hapjes së Urës së Ibrit.

Prezent është edhe Policia e Kosovës duke monitoruar situatën e protestës.

Prezentë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, protesta po përcjellet nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i.

Protesta po mbahet pranë Urës së Ibrit, më konkretisht në afërsi të sheshit “Car Lazar”.

Në pankartat e protestës shkruhet “Nëse Kurti e hapë urën, përgjegjësinë e ka KFOR-i dhe QUINT-i” dhe “Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja po shkruajnë deklarata, neve po na dëbojnë”. /Insajderi