Dreshaj: Përmes ligjit për KPM-në, qeveria dëshiron t’i fus mediet nën kontroll

Shemsedin Dreshaj nga AAK thotë për “Front Online” se qeveria aktuale përmes ligjit për KPM-në dëshiron që mediet t’i fus nën kontroll. Deputeti i AAK-së konsideron se një ligj i tillë është i dëmshëm për vetë mediet. “Ky ligj është i dëmshëm. Mediat sanksionohen, dhe ky është njëri nga hapat që qeveria aktuale dëshiron që […]

Dreshaj: Përmes ligjit për KPM-në, qeveria dëshiron t’i fus mediet nën kontroll
dreshaj:-permes-ligjit-per-kpm-ne,-qeveria-deshiron-t’i-fus-mediet-nen-kontroll

dreshaj:-permes-ligjit-per-kpm-ne,-qeveria-deshiron-t’i-fus-mediet-nen-kontroll


Shemsedin Dreshaj nga AAK thotë për “Front Online” se qeveria aktuale përmes ligjit për KPM-në dëshiron që mediet t’i fus nën kontroll.

Deputeti i AAK-së konsideron se një ligj i tillë është i dëmshëm për vetë mediet.

“Ky ligj është i dëmshëm. Mediat sanksionohen, dhe ky është njëri nga hapat që qeveria aktuale dëshiron që mediat t’i  fus nën kontroll”, tha ai.

Dreshaj thotë se pas dërgimit në Kushtetuese të këtij ligji nga PDK dhe LDK pret që të ketë përgjigje konform shkeljeve që janë bërë.

“Aktualisht ne jemi duke u marrë me statutin e UP-së, ndërsa LDK dhe PDK po merren me këto dy ligjet tjera. Mendoj që Kushtetuesja do të ketë përgjigje konform shkeljeve që janë bërë për këtë ligj”, tha ai për Front Online.