Tash e dy vite zjarrfikësit pa shtesa të rrezikshmërisë

Në dy vitet e fundit, zjarrfikësit e Kosovës janë përballur me një krizë të theksuar financiare dhe profesionale: mungesën e shtesave të rrezikshmërisë. Ky vendim, që ka hyrë në fuqi nga shkurti i vitit 2022, ka ardhur pavarësisht se këta profesionistë vazhdojnë të përballen me rreziqe të mëdha dhe kushte të jashtëzakonshme pune sidomos tani […]

Tash e dy vite zjarrfikësit pa shtesa të rrezikshmërisë
tash-e-dy-vite-zjarrfikesit-pa-shtesa-te-rrezikshmerise

tash-e-dy-vite-zjarrfikesit-pa-shtesa-te-rrezikshmerise

Në dy vitet e fundit, zjarrfikësit e Kosovës janë përballur me një krizë të theksuar financiare dhe profesionale: mungesën e shtesave të rrezikshmërisë. Ky vendim, që ka hyrë në fuqi nga shkurti i vitit 2022, ka ardhur pavarësisht se këta profesionistë vazhdojnë të përballen me rreziqe të mëdha dhe kushte të jashtëzakonshme pune sidomos tani kur po përballemi me probleme me zjarre .

Sindikata e Zjarrfikësve dhe përfaqësues të tjerë kanë ngritur alarmin për këtë situatë, duke kërkuar me urgjencë rivendosjen e shtesave dhe mbrojtjen e dinjitetshme të këtij shërbimi esencial për sigurinë publike, raporton portali Front Online.

Beka: Nuk kemi asnjë njoftim se pse nuk ka shtesa për rrezikshmërinë

Në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për Front Online është deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, i cili shprehu shqetësim të thellë për këtë situatë, ai tha se  kjo është e papritur dhe shqetësuese për zjarrfikësit e Kosovës dhe sipas tij, nuk arsyetohet heqja e shtesave të rrezikshmërisë, të cilat ishin të parashikuara më herët për specifika të veçanta të këtij profesioni.

“Nuk arsyetohet fare ky vendim , kur më herët për rrezikshmëri  në punë kemi pasur shtesa ,mirëpo tash së fundi prej ligjit të pagave praj prej shkurt 2022 janë ndërprerë, nuk jemi të njoftuar pse.

Ne i kemi dërguar arsyet pse zjarrfikësve u takon shtesa e rrezikshmërisë dhe cilat janë rreziqet që u kanosen në vendin  e punës ,mirëpo fatkeqësisht nuk kemi marrë përgjigje dhe  kemi organizuar dy herë protestë , ka mbetur të diskutohet dhe ne kemi pritur vendimin, qe po del vendimi  nga qeveria për shkallën apo përshkallëzimin e rrezikshmërisë  po deri më tani nuk e kemi pranuar “, potencoi Beka.

Beka,  po ashtu theksoi se, pavarësisht kërkesave për një takim me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ndihmës nga kabineti i ministrit, nuk ka pasur përparim të dukshëm.

Ai shpjegoi se zjarrfikësit janë ndër profesionet më të rrezikuara në vend e sidomos tani kur po përballemi me probleme me zjarret  dhe kërkoi që ky vendim të rishikohet dhe të korrigjohet, duke siguruar kompensimin dhe trajtimin dinjitoz që meritojnë.

“Ne kemi kërkuar një takim me ministrinë edhe me kabinetin e punëve te brendshme edhe kam marrë përgjigje se ministri nuk është në vend jemi duke pritur, kjo është tash për tash mirëpo zhgënjimi është i madh ne e konsiderojmë se është bërë e padrejtë sepse është ndër profesionet më të rrezikshme në vend e sidomos tani kur volumi i punës është jashtëzakonisht i madh , kjo gjendje në këtë temperaturë , plus temperaturat e zjarrit me të vërtetë është mjaft situatë e rëndë kur e kemi parasysh edhe në këta muaj që po ballafaqohemi me këtë situatë pa mbrojtje  e pa mbështetje “, tha Beka.

 

Për Front Online ka folur edhe Shefi i Brigadës së zjarrfikësve Malë Gashi  i cili ndau shqetësimin e tij në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për zjarrfikësit.

Ai theksoi se kur ka hyrë në fuqi ligji i pagave, është paralajmëruar se një grup ndërministror do të shqyrtojë arsyet për shtesat e rrezikshmërisë, ata ua kanë ki dërguar të gjitha arsyetimet për këtë nevojë, por nuk kanë marrë përgjigje a duhet të ketë rrezikshmëri për zjarrfikësit apo çfarë vlere duhet të ketë ajo:

“Ne kur ka dalë ligji i pagave e kemi pasur njoftimin se  një grup ndërministror do të merret me analizimin e të gjithë shkresave që e arsyetojnë pse ky profesion duhet të ketë rrezikshmëri , një gjë e tillë ka përfunduar nga ana jonë ne i kemi dërguar  specifikat e punës dhe arsyen pse shërbimi i zjarrfikësve duhet të ketë rrezikshmëri, ketë nuk e kemi dërguar ne drejt mirëpo e kemi dërguar në bashkëpunim  me  agjencinë e menaxhimit të emergjencave ,dhe nuk kemi asnjë përgjigje lidhur me këtë, në vend të parë a duhet të kemi rrezikshmëri , nëse po çfarë vlere duhet të ketë ajo, pra normalisht situata është e keqe ne nuk mund të themi se është mirë, kur  atëherë ne  e kemi pas një shumë të vogël në emër të rrezikshmërisë mirëpo tash e dy vite po bëhen nga shkurti që  nuk janë ekzekutuar më asnjëherë shtesat e rrezikshmërisë “, u shpreh Gashi

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe për kushtet e punës, ku sipas tij një numër i madh i automjeteve që  ata i kanë janë të vjetra kanë shumë defekte dhe u shkaktojnë probleme

“Në përgjithësi në pikën e zjarrfikësve në Prishtinë pajisjet personale mbrojtëse nuk është që jemi  aq keq mirëpo sa i përket automjeteve një numër i madh i tyre kanë probleme dhe na shkaktojnë telashe sepse janë të vjetra”, deklaroi ai

Sindikatat e zjarrfikësve i bëjnë thirrje institucioneve për të shqyrtuar urgjentisht këtë situatë dhe për të siguruar që kërkesat e tyre të merren parasysh, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke rivendosur shtesat e rrezikshmërisë për të mbështetur këta profesionistë të angazhuar në mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve./FrontOnline