SHBA thotë se Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump. Zyra e [...]Read More...

SHBA thotë se Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje.

“Kjo veprimtari kibernetike dashakeqe është shembulli më i fundit i qasjes së gjithanshme të Iranit, siç u theksua në deklaratën e përbashkët nga gushti, për të ndjellë përçarje dhe për ta minuar besimin në procesin tonë zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar se pret që Rusia, Kina dhe Irani të përpiqen të ndikojnë në politikat e SHBA-së “për përfitim të interesave të veta dhe për ta minuar demokracinë amerikane dhe qëndrimin e Uashingtonit në botë”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit republikan Donald Trump dhe asaj demokrate Kamala Harris.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Harrisin si zëvendësuese të tij./REL