Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris dhe Trump “kokë më kokë” në sondazhe përpara debatit të së martës

Ndërsa dy gladiatorët përgatiten për betejën e tyre të parë, potencialisht vendimtare, një sondazh i Sienna College/Neë York Times e Trump kryeson me 48 për qind ndaj 47 për qind të Harris, por diferenca e tyre prej një për qind brenda votuesve është brenda kufirit të gabimit statistikor (±2,8%). Harris dhe Trump do të kryqëzojnë [...]Read More...

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris dhe Trump “kokë më kokë” në sondazhe përpara debatit të së martës

Ndërsa dy gladiatorët përgatiten për betejën e tyre të parë, potencialisht vendimtare, një sondazh i Sienna College/Neë York Times e Trump kryeson me 48 për qind ndaj 47 për qind të Harris, por diferenca e tyre prej një për qind brenda votuesve është brenda kufirit të gabimit statistikor (±2,8%).

Harris dhe Trump do të kryqëzojnë shpatat në debatin televiziv që do të nisë transmetimin në rrjetin ABC Neës nesër të martën në orën 21:00.

Një analizë e CNN, e bazuar në sondazhe të ndryshme që nga konventa e Demokratëve në gusht, sugjeroi gjithashtu një garë të ngushtë, duke i dhënë zëvendëspresidenties Harris një epërsi ndaj ish-presidentit 78-vjeçar (49-47%).

Një tjetër sondazh i CBS/YouGov tregon se beteja do të jetë e ngushtë edhe në shtetet kyçe, me Harris që kryeson Trump me 1% (50%-49%) në Michigan dhe dy pikë (51%-49%) në Ëisconsin, ndërsa dy pretendentë për postin e lartë të SHBA janë të lidhur në Pensilvani.

Në çdo rast, duke pasur parasysh sistemin e komplikuar zgjedhor në SHBA, pesha e sondazheve kombëtare është mjaft e kufizuar. Vëmendja e shumicës së vëzhguesve është në shtetet kyçe që mund të vendosin rezultatin.

Dhe në këto dy kandidatët janë praktikisht të barabartë.

/abcnews.al