Kusari: Ligjji për KPM-në anti-Kushtetues, u rrit numri i anëtarëve të saj që të mbushet me militantë të partisë

Flutura Kusari, juriste e mediave thotë për “Front Online” se ligji për KPM-në është anti-Kushtetues dhe si i tillë pret që të rrëzohet nga ana e kësaj të fundit. Ajo rendit se në cilat pika ky ligj nuk do të mund të gjejë zbatim. “Ligji për KPM është anti-Kushtetues dhe anti-Evropian ai ka shumë problematika […]

Kusari: Ligjji për KPM-në anti-Kushtetues, u rrit numri i anëtarëve të saj që të mbushet me militantë të partisë
kusari:-ligjji-per-kpm-ne-anti-kushtetues,-u-rrit-numri-i-anetareve-te-saj-qe-te-mbushet-me-militante-te-partise

kusari:-ligjji-per-kpm-ne-anti-kushtetues,-u-rrit-numri-i-anetareve-te-saj-qe-te-mbushet-me-militante-te-partise


Flutura Kusari, juriste e mediave thotë për “Front Online” se ligji për KPM-në është anti-Kushtetues dhe si i tillë pret që të rrëzohet nga ana e kësaj të fundit.

Ajo rendit se në cilat pika ky ligj nuk do të mund të gjejë zbatim.

Ligji për KPM është anti-Kushtetues dhe anti-Evropian ai ka shumë problematika por shpresoj që të rrëzohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Do të përmendja çështjen e mediave online të cilat publikojnë video dhe tashmë do të jenë në kompetencën e KPM mirëpo me një definicion i cili nuk ekziston në ligjin Evropian dhe këtë e ka thënë Këshilli i Evropës dhe do të jetë problematik edhe në zbatim”, tha ajo.

Për Kusarin, çështja tjetër lidhur me këtë ligj, e që e cilëson si alarmante, është përbërja e KPM-së, ku nga 7 i numrit të tyre janë rritur në 11, që ajo thotë se janë mbushur me militantë të partisë.

“Çështja tjetër është shumë alarmante, mënyra e funksionimit dhe përbërjes së komisionit të pavarur për media, ligji aktual parasheh mjaftueshëm garancione të paktën në letër për pavarësi e komisionit të pavarur për media por këto garancione janë shkatërruar të gjitha me ligjin e ri. Nga shtatë anëtar sa i ka komisioni do të jenë 11 anëtar dhe ky numër është rritur në mënyrë që të mbushët me militantët të partisë”, theksoi tutje ajo.

Problem poashtu sipas Kusair është edhe fakti që anëtarët mund të shkarkohen lehtë nga ana e Kuvendit, kësisoji shtrojnë kontroll tek anëtarët.

“Problematik tjetër është, se ata mund të shkarkohen jashtëzakonisht lehtë, nuk do të ketë me emërim të kryetarit nga ana e vetë anëtarëve siç ka qenë deri më tani, por kjo do to bëhet nga ana e Kuvendit për të shtruar normalisht kontrollin tek anëtarët”, deklaroi tutje jurisjta e medieve.

Në fund, Kusari thotë se telashe me këtë ligj shkaktohet edhe tek numri i grave në KPM, duke thënë se nuk befasohet nëse komisionet do të jenë vetëm me burra.

“Çështja tjetër ka të bëjë me çështjen e grave, barazisë gjinore. Ligji aktual detyron Kuvendin që të ketë të paktën dy gra në komision, kjo garanci nuk ekziston më për shkak se ligji aktual nuk kërkon që të ketë gra, nuk e detyron numrin minimal  të grave dhe si i tillë nuk do të befasohesha që të përfundoj në komisionet e përbëra vetëm nga burrat”, tha Kusari për Front Online.