Pas inicimit të rastit nga AVONET, Gjykata shpall fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu, Naim Sallahun

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se pas inicimit të rastit nga AVONET ka shpall fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu, Naim Sallahun. Në njoftimin e gjykatës është bërë e ditur se pas kryerjes së veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga nen 415 paragrafi 1 të KPRK-së është marr ky vendim. Tutje, thuhet […]

Pas inicimit të rastit nga AVONET, Gjykata shpall fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu, Naim Sallahun
pas-inicimit-te-rastit-nga-avonet,-gjykata-shpall-fajtor-perfaqesuesin-e-kompanise-sallahu,-naim-sallahun

pas-inicimit-te-rastit-nga-avonet,-gjykata-shpall-fajtor-perfaqesuesin-e-kompanise-sallahu,-naim-sallahun

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se pas inicimit të rastit nga AVONET ka shpall fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu, Naim Sallahun.

Në njoftimin e gjykatës është bërë e ditur se pas kryerjes së veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga nen 415 paragrafi 1 të KPRK-së është marr ky vendim.

Tutje, thuhet se përfaqësuesit të kompanisë Sallahu ju ndalohet pjesëmarrja në procedurat për dhënie e kontratave në prokurim publik për një vit.

Njoftimi i plotë:

????????̈????????????????????̈???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????, ???????????????? ???????????????????????????????? ???????? ???????????????????????????????? ????????????????????̈???????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????????? ????????̈???? ????????????̈???????????????? ???? ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????????????????????̈???? ????????????̈ ????????????

Me datë 08.04.2024, Gjykata Themelore në Gjilan, përmes aktgjykimit PKR.nr.200/2023, ka shpallur fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu SHPK, Naim Sallahu, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 1 te KPRK-së.

Ky vendim meritor nga kjo gjykatë ka ardhur si rezultat i hulumtimit dhe inicimit të rastit nga AVONET, i cili është përcjellur me ngritjen e Aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
AVONET gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit publik të titulluar asfaltimi i rrugës në Viti- Kërbliq, faza e dytë , kishte vërejtur se operatori ekonomik Sallahu tek dokumenti i titulluar deklarata nën betim nuk kishte vepruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit primar në fushën e prokurimit publik, konkretisht me nenin 65 të LPP-së, ku kishte tentuar për të mashtruar autoritetin kontraktues (Komuna e Vitisë), duke mos prezentuar një aktgjykim të plotëfuqishëm i cili e ka shpallur fajtor personin tashmë të dënuar, e që sipas paragrafit 3.1 dhe 3.6 të nenit 65 të LPP-së, i cili në mënyrë decidive tregon format dhe mënyrat e aplikimit, në rast se drejtori- pronari, inxhinieri i kontratës apo dikush nga stafi ka qenë i dënuar në 10 vitet e fundit, atij i ndalohet që të merr pjesë në aktivitete të prokurimit. Kështu që sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan personi në fjalë me rastin e aplikimit në këtë aktivitet të prokurimit, ka përmbushur të gjitha elementet e figurës së veprës penale keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 1 te KPRK-së.

AVONET është jashtëzakonisht e lumtur me punën e zhvilluar nga institucionet e drejtësisë, që në rastin konkret kanë vepruar tërsisht në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tyre ligjore, duke vendosur zbatim të plotë të ligjshmërisë dhe shqiptim të sanksionit meritor për kryersin e veprës penale në rastin konkret.

Gjithashtu, AVONET fton të gjithë operatorët ekonomik të cilët aplikojnë në aktivitete të prokurimit, të inicuara nga autoritetet publike të kenë kujdes në zbatimin e plotë të dispozitave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, e sidomos të dispozitave pozitive të legjislacionit primar dhe sekondar në fushën e prokurimit publik.

Me respekt,
Zyra për Informim
Rrjeti i OJQ-ve AVONET