Pacolli, Osmanit: Duke më quajtur rusofil, Presidenca po më rrezikon sigurinë time dhe të familjes

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj akuzave që po iu bëhen nga këshilltarët e presidentes, Vjosa Osmani. Më saktë deklaratës së këshilltarit, Rinor Nuhiu, i cili deklaroi se Pacolli është “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot ashpër Pacolli, duke thënë se po i rrezikohet […]

Pacolli, Osmanit: Duke më quajtur rusofil, Presidenca po më rrezikon sigurinë time dhe të familjes
pacolli,-osmanit:-duke-me-quajtur-rusofil,-presidenca-po-me-rrezikon-sigurine-time-dhe-te-familjes

pacolli,-osmanit:-duke-me-quajtur-rusofil,-presidenca-po-me-rrezikon-sigurine-time-dhe-te-familjes

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj akuzave që po iu bëhen nga këshilltarët e presidentes, Vjosa Osmani. Më saktë deklaratës së këshilltarit, Rinor Nuhiu, i cili deklaroi se Pacolli është “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot ashpër Pacolli, duke thënë se po i rrezikohet siguria atij dhe familjes së tij.

“Ju, që jeni figura unifikuese dhe mbi-partiake sipas kushtetutës, simbol i tolerancës dhe mosdiferencimit, ka një kohë një fushatë linçuese dhe dizinformative po realizohet nga institucioni juaj, duke më ofenduar disa herë dhe duke më quajtur serbofil dhe rusofil, etj. Unë jam i sigurt se nuk ka asnjë arsye për këtë. Mbi të gjitha, me këto akuza, institucioni juaj po rrezikon sigurinë time dhe të familjes sime në një kohë kur vendi ynë përballet me polarizim të thellë. E gjithë kjo ka ndodhur sepse institucioni juaj nuk respekton mendimin e të tjerëve”. shkroi ai në Facebook.