Abdixhiku prezenton modelin për mësimin gjithëditor në disa shkolla të Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka prezantuar modelin për mësimin gjithëditor në disa shkolla të kryeqytetit. Përmes një videoje, Abdixhiku ka treguar se si do të zhvillohet mësimi gjithëditor. Ai ka përmendur sigurimin e shujtave për fëmijët, renovimin e modernizimin e hapësirave, me laboratorë, tabela dixhitale, në vend të dërrasave me shkumës […]

Abdixhiku prezenton modelin për mësimin gjithëditor në disa shkolla të Prishtinës
abdixhiku-prezenton-modelin-per-mesimin-gjitheditor-ne-disa-shkolla-te-prishtines

abdixhiku-prezenton-modelin-per-mesimin-gjitheditor-ne-disa-shkolla-te-prishtines

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka prezantuar modelin për mësimin gjithëditor në disa shkolla të kryeqytetit.

Përmes një videoje, Abdixhiku ka treguar se si do të zhvillohet mësimi gjithëditor.

Ai ka përmendur sigurimin e shujtave për fëmijët, renovimin e modernizimin e hapësirave, me laboratorë, tabela dixhitale, në vend të dërrasave me shkumës si dhe riorganizimin e plotë të shkollave e orareve.

Postimi i plotë:

Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën./Front Online/