UNDP: Rritet kënaqshmëria qytetare me punën e institucioneve qendrore

Kosovarët janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të vendit. Kështu thonë të dhënat e anketës së Pulsit Publik të realizuar nga UNDP, të dhëna këto të mbledhura gjatë majit të vitit 2024. “Të dhënat e anketës së Pulsit Publik të majit të vitit 2024 kanë treguar se mesatarisht 50.1% e të anketuarve […]

UNDP: Rritet kënaqshmëria qytetare me punën e institucioneve qendrore
undp:-rritet-kenaqshmeria-qytetare-me-punen-e-institucioneve-qendrore

undp:-rritet-kenaqshmeria-qytetare-me-punen-e-institucioneve-qendrore

Kosovarët janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të vendit. Kështu thonë të dhënat e anketës së Pulsit Publik të realizuar nga UNDP, të dhëna këto të mbledhura gjatë majit të vitit 2024.

“Të dhënat e anketës së Pulsit Publik të majit të vitit 2024 kanë treguar se mesatarisht 50.1% e të anketuarve kanë qenë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të Kosovës, duke shënuar një rritje prej 7.7 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023 (42.4%)”, thuhet në raport.

Sipas raportit të publikuar nga UNDP, rezultatet kanë treguar një rritje të kënaqshmërisë me punën e Kabinetit Ekzekutiv, Kryeministrit, Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes.

Të dhënat e anketës së Pulsit Publik tregojnë se kënaqshmëria me punën e Kabinetit Ekzekutiv është evidentuar në shkallë prej 53.3%, duke shënuar një rritje prej 11.5 pikë të përqindjes, krahasuar me 41.8% në nëntor të vitit 2023.

Po ashtu, thuhet se kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në shkallë prej 58.3%, duke shënuar një rritje prej 9,4 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023 (48.9%).

“Kënaqshmëria me punën e Kuvendit (52.1%) e ka treguar rritjen më të lartë të kënaqshmërisë, me 13.4 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit 2023 (38.7%). Kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Kuvendit, megjithatë, ka treguar rritje prej 12.2 pikë të përqindjes, ku 64.4% e qytetarëve janë deklaruar të kënaqur me punën e Kryetarit të Kuvendit në maj të vitit 2024, krahasuar me 52.2% në nëntor të vitit 2023”.

“Kënaqshmëria me Presidenten e ka treguar nivelin më të lartë të kënaqshmërisë në institucionet kryesore qendrore të Kosovës, ku 69% kanë qenë të kënaqur me punën e Presidentes në maj të vitit 2024, krahasuar me 56.2% në nëntor të vitit 2023”, thonë të dhënat e Pulsit Publik të UNDP-së.

Më poshtë mund ta shihni tabelën që dokumenton përqindjet: