FSK-ja tregon sukses në ushtrimin fushor “Valor Shield 2024”

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë të Kosovës (OS) kanë zhvilluar ushtrimi fushor “Valor Shield 2024”. Në këtë ushtrim përveç OS-it morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti […]

FSK-ja tregon sukses në ushtrimin fushor “Valor Shield 2024”
fsk-ja-tregon-sukses-ne-ushtrimin-fushor-“valor-shield-2024”

fsk-ja-tregon-sukses-ne-ushtrimin-fushor-“valor-shield-2024”

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë të Kosovës (OS) kanë zhvilluar ushtrimi fushor “Valor Shield 2024”.

Në këtë ushtrim përveç OS-it morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, dhe Ekipet Mjekësore.

Sipas një postimi nga FSK-ja, krahas validimit të grupeve të Operacioneve Speciale gjatë UF “Valor Shield 2024”, qëllim i ushtrimit ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave me organizatat ushtarake dhe policore që përballën me kërcënime komplekse të sigurisë në mjedise të përbashkëta operacionale.

UF “Valor Shield 2024” është mbështetur edhe nga Komanda e Operacioneve Speciale për Evropë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.