Policia jep detaje të reja për arrestimin e mësimdhënëses në Pejë

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mësimdhënëses në Pejë e cila ka kryer veprën penale “mashtrim”. Sipas raportit policor, e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet […]

Policia jep detaje të reja për arrestimin e mësimdhënëses në Pejë
policia-jep-detaje-te-reja-per-arrestimin-e-mesimdheneses-ne-peje

policia-jep-detaje-te-reja-per-arrestimin-e-mesimdheneses-ne-peje

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e mësimdhënëses në Pejë e cila ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Sipas raportit policor, e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme.

Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’. E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.