Gjobë ndaj 73-vjeçarit, bëri tejkalim të rrezikshëm të kolonës së veturave në Ferizaj

Policia i ka shqiptuar gjobë një 73-vjeçari i cili ka bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor. Sipas njoftimit nga policia, shoferi me iniciale H.G., është dënuar me 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për tre muaj. “Policia e stacionit në […]

Gjobë ndaj 73-vjeçarit, bëri tejkalim të rrezikshëm të kolonës së veturave në Ferizaj
gjobe-ndaj-73-vjecarit,-beri-tejkalim-te-rrezikshem-te-kolones-se-veturave-ne-ferizaj

gjobe-ndaj-73-vjecarit,-beri-tejkalim-te-rrezikshem-te-kolones-se-veturave-ne-ferizaj

Policia i ka shqiptuar gjobë një 73-vjeçari i cili ka bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit nga policia, shoferi me iniciale H.G., është dënuar me 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për tre muaj.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 17.09.2024 rreth orës 19:00 ka pranuar një informatë ( me foto) nga qytetarët, se në rrugën ’’Reçaku ’’ në Ferizaj një shofer i veturës mercedes ka bërë tejkalimin e kolonës së aumjeteve, duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor. Policia e ka identifikuar shoferin H.G (M/K) i moshës vjeçar 73 vjeçar, të cilit i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit 3 muaj. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thotë policia.