Arrestohet një person në Shtime, gjuajti me armë zjarri në aheng

Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në Shtime, pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, njofton Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj. “Policët kanë arritur të identifikojnë personin  B.S ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut. […]

Arrestohet një person në Shtime, gjuajti me armë zjarri në aheng
arrestohet-nje-person-ne-shtime,-gjuajti-me-arme-zjarri-ne-aheng

arrestohet-nje-person-ne-shtime,-gjuajti-me-arme-zjarri-ne-aheng

Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në Shtime, pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, njofton Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj.

“Policët kanë arritur të identifikojnë personin  B.S ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë)”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa i inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve.