Suspendohet togeri i PK-së që shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, pas rekomandimit nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit. Lajmin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të […]

Suspendohet togeri i PK-së që shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit
suspendohet-togeri-i-pk-se-qe-shkoi-per-ngushellime-te-familja-e-faton-hajrizit

suspendohet-togeri-i-pk-se-qe-shkoi-per-ngushellime-te-familja-e-faton-hajrizit

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, pas rekomandimit nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Lajmin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit.” thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.