Kadriaj: Qeveria s’ka mbajtë asnjë premtim, me ligjin për sigurime shëndetësore po mundohet me arritë diçka për efekt zgjedhor

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Ajo tha se do ishte mirë që të procedohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës duke marrë parasysh që jemi […]

Kadriaj: Qeveria s’ka mbajtë asnjë premtim, me ligjin për sigurime shëndetësore po mundohet me arritë diçka për efekt zgjedhor
kadriaj:-qeveria-s’ka-mbajte-asnje-premtim,-me-ligjin-per-sigurime-shendetesore-po-mundohet-me-arrite-dicka-per-efekt-zgjedhor

kadriaj:-qeveria-s’ka-mbajte-asnje-premtim,-me-ligjin-per-sigurime-shendetesore-po-mundohet-me-arrite-dicka-per-efekt-zgjedhor

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Ajo tha se do ishte mirë që të procedohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës duke marrë parasysh që jemi në proces zgjedhorë, dhe siç thotë ajo shpresojnë të mos jetë një ndër premtimet elektorale.

“Do të kishte qenë mirë që të procedohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës, meqenëse jemi në proces zgjedhor dhe kërkohet kohë për miratim qoftë fillimisht në leximin e parë, dhe më pas nevojitet një periudhë e gjatë kohore deri në amandametim, të krijohet grupi punues dhe më pas të kalohet në procedurë, kështu që ne e mirëpresim nëse do të ndodhë kjo dhe shpresojmë që nuk është vetëm një premtim elektoral”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tha se qeveria aktuale nuk ka mbajtuar asnjë premtim dhe se sipas saj tanimë për efekte elektorale me ligjin për sigurimet shëndetësore po mundohen të arrijnë diqka.“Kjo qeveri nuk ka mbajtur asnjë premtim, me ato premtime me të cilat ka ardhur në pushtet ka dështuar qoftë në politikën e jashtme, qoftë në procesin e dialogut, qoftë për pagat, qoftë për reformat në shëndetësi dhe arsim siç nuk ka ndodhë fare në asnjë, dhe tash ndoshta duke e parë që ka një performancë tepër të keqe kjo qeveri, me zero rezultate, me injorim dhe mos trajtim të asnjë kategorie të punëtorëve dhe tash mendon për efekte elektorale ndoshta me ligjin për sigurimet shëndetësore me arritë diqka”, përfundoi deputetja nga AAK, Time Kadrijaj.