Pacolli: Osmani më e angazhuar në arenën ndërkombëtare, Kurti më i izoluar

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, thotë se Presidentja Vjosa Osmani, është më e angazhuar në diplomacinë ndërkombëtare derisa qeveria Kurti më e izoluar në skenën globale. “Ndryshe nga presidentja Osmani, e cila ka qenë aktivisht i angazhuar në diplomacinë ndërkombëtare, qeveria e kryeministrit Kurti shfaqet gjithnjë e më […]

Pacolli: Osmani më e angazhuar në arenën ndërkombëtare, Kurti më i izoluar
pacolli:-osmani-me-e-angazhuar-ne-arenen-nderkombetare,-kurti-me-i-izoluar

pacolli:-osmani-me-e-angazhuar-ne-arenen-nderkombetare,-kurti-me-i-izoluar


Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, thotë se Presidentja Vjosa Osmani, është më e angazhuar në diplomacinë ndërkombëtare derisa qeveria Kurti më e izoluar në skenën globale.

“Ndryshe nga presidentja Osmani, e cila ka qenë aktivisht i angazhuar në diplomacinë ndërkombëtare, qeveria e kryeministrit Kurti shfaqet gjithnjë e më e izoluar në skenën globale. Kjo pabarazi në aktivitet dhe angazhim sugjeron një shkëputje shqetësuese brenda udhëheqjes së Kosovës”, tha ai për FrontOnline.

Pacolli konsideron se presidentja Osmani po ia merr primatin kryeministrit Kurti në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës

“Qëndrimi proaktiv i Presidentes Osmani jashtë vë në pah një kontrast të fortë me qasjen izoluese të qeverisë. Iniciativat e saj të shpeshta diplomatike dhe prania e dukshme në forumet ndërkombëtare nënvizojnë një përkushtim për avancimin e interesave të Kosovës që duket se i mungojnë qeverisë. Kjo mospërputhje ka ngritur shqetësimin se presidentja Osmani po ia merr primatin kryeministrit Kurti në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës”, potencoi Pacolli./FrontOnline/