Shala i PSD-së: Kurti beson në idetë e Enver Hoxhës, antiamerikanizmi është ndjesi e tij

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qëndrimet e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar. Sipas Shalës, Kurti ka një afinitet të thellë ndaj ideve të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke përforcuar ndjenjat antiamerikane në politikën e tij. Shala theksoi se refuzimi i vazhdueshëm i Kurtit për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht […]

Shala i PSD-së: Kurti beson në idetë e Enver Hoxhës, antiamerikanizmi është ndjesi e tij
shala-i-psd-se:-kurti-beson-ne-idete-e-enver-hoxhes,-antiamerikanizmi-eshte-ndjesi-e-tij

shala-i-psd-se:-kurti-beson-ne-idete-e-enver-hoxhes,-antiamerikanizmi-eshte-ndjesi-e-tij

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qëndrimet e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Sipas Shalës, Kurti ka një afinitet të thellë ndaj ideve të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke përforcuar ndjenjat antiamerikane në politikën e tij.

Shala theksoi se refuzimi i vazhdueshëm i Kurtit për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është një qasje që rrezikon izolimin e Kosovës.

“Ata po vendosin për fat të keq jo ne (për themelimin e Asociacionit). Ka mundësi Kurti e mban kështu në statu quo, e refuzon gjithmonë bashkësinë ndërkombëtare. Por kjo është edhe më fatale për Kosovën, nëse ne shkojmë në izolim total, ne e dimë referencat e historisë na kallxojnë qysh përfundojnë shqiptarët, kur izolohen, edhe karshi perëndimit edhe lindjes. Reminishencat na çojnë të xhaxhi Enver. Ky me bindje është si Enver Hoxha, ky beson në ato idetë e Enver Hoxhës, e kjo është fatale për Kosovën. Antiamerikanizmi i tij, nuk është thjesht ligjërim për poena, është ndjesi e tij, është i ushqyer dhe i rritur me literaturë të majtë prandaj është problem”, ka thënë Hoxha në “FIVE” të Dukagjinit.

Shala gjithashtu kritikoi Kurtin për veprime të njëanshme në veri të Kosovës, duke thënë se këto veprime po largojnë gjithnjë e më shumë veriun nga kontrolli i Kosovës

“Krejt ato veprimet e Kurti në veri në mënyrë të njëanshme pa koordinim me ndërkombëtarët. Dhe në mënyrë paraparë edhe marrëveshja qysh po kërkohet prej ndërkombëtareve dushet me u zbatu në tërësi, jo veç e veç. Kurti po aranzhon nga një marrëveshje, dinarin, targat tash urën për me tingëllu para elektoratit që po shënon fitore të vogla. Por secili veprim ia ka larguar edhe më shumë Kosovës, veriun. Nëse tash vendoset KFOR-i atje kjo edhe më shumë e thekson ndarjen. Krejt këto ‘fitore’ të vogla të Kurtit që në sy të kosovarëve, del që Kosova po fiton, e kanë një kosto të madhe të fundit. E kosto është, veriut të Kosovës po i kërcënohet autonomia me marrëveshje e Ohrit dhe Brukselit.

Në një farë formë Kurti po dëshiron me integru në mënyrë duke pushtuar. Gabim se krejt faktorin ndërkombëtare në kundërshtim… krejt janë veprime elektorale, me mbulue dështimin e madh (Asociacionin), ka mundësi Kurti nuk e bën, por është pjesë e fajit qysh është Hashim Thaçi e Isa Mustafa”, ka shtuar Shala.