Rrahman Jashari: Shkollat po punojnë me kushte që nuk janë të shekullit 21

Jashari po ashtu ngriti shqetësime mbi kushtet e papërshtatshme të shkollave. Ai theksoi se shkollat në Kosovë përballen me kushte të cilat nuk janë në përputhje me standardet e shekullit XXI. Sipas tij, shumë shkolla përballen me mungesë të materialeve dhe infrastrukturës adekuate, duke përfshirë kushte të dobëta për mësimdhënie dhe materiale didaktike të papërshtatshme. […]

Rrahman Jashari: Shkollat po punojnë me kushte që nuk janë të shekullit 21
rrahman-jashari:-shkollat-po-punojne-me-kushte-qe-nuk-jane-te-shekullit-21

rrahman-jashari:-shkollat-po-punojne-me-kushte-qe-nuk-jane-te-shekullit-21

Jashari po ashtu ngriti shqetësime mbi kushtet e papërshtatshme të shkollave. Ai theksoi se shkollat në Kosovë përballen me kushte të cilat nuk janë në përputhje me standardet e shekullit XXI. Sipas tij, shumë shkolla përballen me mungesë të materialeve dhe infrastrukturës adekuate, duke përfshirë kushte të dobëta për mësimdhënie dhe materiale didaktike të papërshtatshme.

Këto kushte sipas tij po pengojnë përmbushjen e objektivave edukative dhe po e bëjnë më të vështirë punën e mësimdhënësve.

Në përpjekje për të adresuar këto probleme, SBAShK-u do të angazhohet për të siguruar që kushtet e shkollave të përmirësohen.

Jashari theksoi se sindikata do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për të krijuar një dialog konstruktiv me MASHT-in dhe autoritetet e tjera për të siguruar përmirësime në kushte dhe infrastrukturë

“Do ta ngrisim edhe çështjen e kushteve të punës ngase e Kosovë shkollat po punojnë në kushte të cilat nuk janë të shekullit 21, po punojnë me tekste që mund të vonohen, po punojnë me shkumës e shpuzë dhe në këtë mënyrë nuk mund të arrijmë objektivat që i dëshirojmë  edhe përkundër angazhimit maksimal të punëtoreve të arsimit” tha Jashari.