Xhavit Haliti: Albin Kurti e di mirë që as dy minuta s’mund ta mbajë Urën të hapur

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier i bërë sërish ftesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar për hapjen e Urës së Ibrit. Pasi që, sipas ambasadorit amerikan, hapja e Urës në këtë kohë mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë. Por për kryeministrin kosovar nuk është në diskutim nëse do […]

Xhavit Haliti: Albin Kurti e di mirë që as dy minuta s’mund ta mbajë Urën të hapur
xhavit-haliti:-albin-kurti-e-di-mire-qe-as-dy-minuta-s’mund-ta-mbaje-uren-te-hapur

xhavit-haliti:-albin-kurti-e-di-mire-qe-as-dy-minuta-s’mund-ta-mbaje-uren-te-hapur

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier i bërë sërish ftesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar për hapjen e Urës së Ibrit.

Pasi që, sipas ambasadorit amerikan, hapja e Urës në këtë kohë mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë.

Por për kryeministrin kosovar nuk është në diskutim nëse do të hapët Ura e Ibrit, por, siç thotë ai, kur do të bëhet kjo.

 “Nuk është çështje diskutimi, është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur të gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017, jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti.

Kjo vendosmëri e kryeministrit Kurti është kritikuar nga deputetët opozitar e njohësit e çështjeve të sigurisë, duke thënë se mund të sjellë tensione të reja në atë pjesë veriore të vendit.

Haliti: Hapja e Urës me vendim të njëanshëm nga Qeveria do ta dëmtonte Kosovën

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti në një prononcim për Front Online ka thënë se Kurti po vepron me papërgjegjësi lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të.

Sipas, Halitit, hapja e Urës me vendim të njëanshëm do ta dëmton Kurtin dhe Kosovën.

“Kurti po vepron me papërgjegjësinë më të madhe të një politikani. Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të. Hapja e Urës e dëmton vetë Kurtin dhe më shumë Kosovën. Jo që nuk kemi dëshirë të hapet, por për faktin që është krijuar një situatë e cila kërkon një dialog siç po e thonë në BE”, deklaron Haliti.

Deputeti i PDK-së: Kurti ka plan me hapë Urën, KFOR-i ka plan rezervë me e mbyllë menjëherë

Xhavit Haliti, deputeti i PDK-së thotë se Qeveria nuk e ka në plan ta mbajë hapur Urën e Ibrit, por vetëm ta hap për poenë politik.

Ai thekson se Ura vetëm dy minuta mund të mbahet hapur, se KFOR-i ka planë rezervë për mbylljen e saj.

“Qeveria e ka si plan për ta hapur Urën dhe jo për ta mbajtur hapur sepse e din që s’munden. Por duan të thonë që e realizuan atë qe e premtuan. Nëse Kurti dëshiron t’i shërbej Kosovës duhet t’i përmbahet marrëveshjeve dhe kërkesave që kanë SHBA-të. Kurti është i vendosur për ta hapur urën, por ai e din që më shumë se dy minuta nuk mund ta mbajë hapur. Siç ka plan Kurti ta hapë Urën, ka plan rezervë edhe KFOR ta mbyll menjëherë”, thotë Haliti për Front Online.

Njohësi i sigurisë: Nëse hapët Ura e Ibrit, strukturat paralele serbe do të protestojë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka paralajmëruar se nëse hapet Ura e Ibrit do të ketë protesta atje nga strukturat paralele serbe.

Shala thotë për Front Online se Serbia do ta bartë barrën te Kosova për çdo zhvillim tek Ura.

“Nëse kemi hapje të Urës do të ketë protesta të formave të ndryshme dhe strukturat paralele serbe të cilat tani nuk janë aktive ato do të riaktivizohen nga ana e Serbisë, por barra do t’i bartet Kosovës”, deklaron Shala.

Tutje, Shala theksoi se Kurti duhet t’i dëgjojë kërkesat e ndërkombëtarëve e mos të veprojë njëanshëm.

“Hovenier doli qartazi kundër vendimeve të njëanshme të Kurtit. Ura e Ibrit është një çështje e cila duhet të kaloj përmes dialogimit në Bruksel pasi të gjithë ndërkombëtarët po deklarojnë se nuk duhet të hapat ajo urë me vendime të njëanshme, Kurti duhet t’i dëgjojë”, u shpreh Shala.

Elezi: Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet për hapjen e Urës pas konsultimeve me NATO-n dhe BE-në

Bedri Elezi, eksperti i çështjeve të sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sigurinë në veri në qoftëse hapët Ura e Ibrit.

Elezi thotë se hapja e Urës mund të sjell pasoja sigurie e politike në vend.

Ai nuk pret që të hapët Ura, pasi sipas tij, Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet pas konsultimeve me zyrtar të NATO-s dhe BE-së.

Ka një kundërshtim nga faktori i rëndësishëm i Kosovës, KFOR-i dhe NATO dhe zyrat e QUINT-it të cilat kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës. Hovenier e dha një qëndrim të fuqishëm për Qeverinë dhe Kurti pas konsultimeve me zyrtar të NATO dhe BE, besoj që do të tërhiqet nga ky vendim se ata do ta njoftojnë për rreziqet që mund t’i sjellë Kosovës. Hapja e saj mund të ketë pasoja politike e sigurie”, theksoi Elezi për Front Online.

Ndryshe, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar të martën se ka pranuar raportin për stabilitetin e urës së Ibrit dhe se ka rezultuar që “Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”./FrontOnline