Pas intervenimit të KFOR-it nga ajri, Totaj njofton se është shuar zjarri në Prevallë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se zjarri që kaploi malet në Prevallë është shuar falë intervenimit të KFOR-it nga ajri. Në një postim në Facebook, Totaj ka theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka shenja që zjarri mund të rifillojë.  Sipas Totajt, për të parandaluar përhapjen e zjarrit, u […]

Pas intervenimit të KFOR-it nga ajri, Totaj njofton se është shuar zjarri në Prevallë
pas-intervenimit-te-kfor-it-nga-ajri,-totaj-njofton-se-eshte-shuar-zjarri-ne-prevalle

pas-intervenimit-te-kfor-it-nga-ajri,-totaj-njofton-se-eshte-shuar-zjarri-ne-prevalle

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se zjarri që kaploi malet në Prevallë është shuar falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

Në një postim në Facebook, Totaj ka theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka shenja që zjarri mund të rifillojë.  Sipas Totajt, për të parandaluar përhapjen e zjarrit, u vendos që të ndërhyhet nga ajri, ku KFOR-i përdori helikopterë për të hedhur ujë mbi zonën e prekur.

“Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri.

KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë.

Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës

Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin.

Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Totaj në Facebook.