MPJ: Gjykata Themelore në Shkup ka vendosur që Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi. Sipas MPJ-së, Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut. “Ministria e Punëve […]

MPJ: Gjykata Themelore në Shkup ka vendosur që Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi
mpj:-gjykata-themelore-ne-shkup-ka-vendosur-qe-blerim-ramadani-te-mos-ekstradohet-ne-serbi

mpj:-gjykata-themelore-ne-shkup-ka-vendosur-qe-blerim-ramadani-te-mos-ekstradohet-ne-serbi

Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani të mos ekstradohet në Serbi.

Sipas MPJ-së, Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani”.

“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.