Mustafa: Ura duhet të hapet – s’u hap pasi Kosova s’ka arritur ta bindë NATO-n

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përsëritur edhe një here qëndrimin e kësaj partie në lidhje me hapjen e Urës në Ibër të Mitrovicës. Ai ka ritheksuar se ura duhet të hapet, transmeton Front Online. “Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së: Ura duhet të hapet!”, shkroi ai në Facebook. Tutje potencoi se […]

Mustafa: Ura duhet të hapet – s’u hap pasi Kosova s’ka arritur ta bindë NATO-n
mustafa:-ura-duhet-te-hapet-–-s’u-hap-pasi-kosova-s’ka-arritur-ta-binde-nato-n

mustafa:-ura-duhet-te-hapet-–-s’u-hap-pasi-kosova-s’ka-arritur-ta-binde-nato-n

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përsëritur edhe një here qëndrimin e kësaj partie në lidhje me hapjen e Urës në Ibër të Mitrovicës.

Ai ka ritheksuar se ura duhet të hapet, transmeton Front Online.

“Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së: Ura duhet të hapet!”, shkroi ai në Facebook.

Tutje potencoi se ura nuk është hapur deri më tash për shkak të mos bindjes së NATO-s për një gjë të tillë.

“Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet! Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë. Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë! Injorojeni propagandën!”, përfundoi Mustafa. /FrontOnline/