Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simboklik të mbajtur pran Urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të Albin Kurtit. Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse […]

Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit
molliqaj:-sipas-kritereve-te-vv-se,-kurti-e-svecla-jane-bashkepunetore-te-vuciqit

molliqaj:-sipas-kritereve-te-vv-se,-kurti-e-svecla-jane-bashkepunetore-te-vuciqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simboklik të mbajtur pran Urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të Albin Kurtit.

Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse fotografi për vota.

Molliqaj tha po ashtu se Ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it.

“Kushdo që në Kosovë ka thënë se ura duhet të hapet në koordinim, këta (LVV) e kanë cilësuar bashkëpunëtor të Vuçiqit. Sipas kritereve të tyre, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, por jo sipas kritereve tona. Ne besojmë se ky është diskutim i kot. Ura mund dhe nuk mund të hapet, vendimin për këtë e kemi të qartë – atë e ka KFOR-i dhe QUINT-i përmes rezolutës 1244. Prandaj, këto janë çështje të parëndësishme, rruga ku po na çon është e rëndësishme”, ka thënë ai.