Mbi 2 milionë vizitorë nga Kosova në Shqipëri për shtatë muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur hyrjet e vizitorëve të huaj që nga janari e deri në korrik të vitit 2024 në Shqipëri. Që nga muaji janar e deri në mujin korrik, janë gjithsej 2.4 milionë vizitorë nga Kosova. Pas Kosovës, renditet Maqedonia e Veriut me 481 […]

Mbi 2 milionë vizitorë nga Kosova në Shqipëri për shtatë muaj
mbi-2-milione-vizitore-nga-kosova-ne-shqiperi-per-shtate-muaj

mbi-2-milione-vizitore-nga-kosova-ne-shqiperi-per-shtate-muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur hyrjet e vizitorëve të huaj që nga janari e deri në korrik të vitit 2024 në Shqipëri.

Që nga muaji janar e deri në mujin korrik, janë gjithsej 2.4 milionë vizitorë nga Kosova.

Pas Kosovës, renditet Maqedonia e Veriut me 481 mijë vizitorë, Italia me 636 mijë vizitorë, Anglia me 181 mijë vizitorë, Franca me 109 mijë vizitorë dhe Spanja me 56 mijë vizitorë.

Poashtu Turqia me 206 mijë vizitorë, Suedia me 50 mijë vizitorë, Holanda 68 mijë vizitorë, e pastaj edhe vende tjera.

 

Gjithsej në Shqipëri për dallim nga janari deri në korrik të vitit 2023 që kishte 5.1 milionë, këtë vit ka gjithsej 6.3 milionë vizitorë.