Berjani: Vendim i gabuar i Ministrisë, humbin bizneset dhe shteti

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani ka deklaruar për Front Online se nuk ka arsye që ky vendim të hyjë në fuqi, pasi sipas tij, me këtë vendim humbin bizneset dhe shteti. Ai deklaroi se MINT duhet t’i njoftoj bizneset për këtë vendim. “Jam njoftuar për këtë vendim nga mediat. Bizneset nuk janë të njoftuar […]

Berjani: Vendim i gabuar i Ministrisë, humbin bizneset dhe shteti
berjani:-vendim-i-gabuar-i-ministrise,-humbin-bizneset-dhe-shteti

berjani:-vendim-i-gabuar-i-ministrise,-humbin-bizneset-dhe-shteti


Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani ka deklaruar për Front Online se nuk ka arsye që ky vendim të hyjë në fuqi, pasi sipas tij, me këtë vendim humbin bizneset dhe shteti.

Ai deklaroi se MINT duhet t’i njoftoj bizneset për këtë vendim.

“Jam njoftuar për këtë vendim nga mediat. Bizneset nuk janë të njoftuar lidhur me këtë vendim. Bizneset duhet të njoftohen me shkrim ose në mënyrë elektronike apo në email. Vendim i gabuar dhe nuk ka arsye që të hyjë në fuqi, humbin bizneset dhe shteti”, thotë Berjani.

Në qytetin e Gjilanit çmimi i naftës po është rreth 15 cent më  i lirë se në kryeqytet, lidhur me këtë Front Online ka pyetur kreun e naftëtarëve.

Berjani tha se pasi ka abuzime, duhet të merren masa ndaj kompanive.

“Marzha e fitimit për momentin në tregun kosovar ka qenë nga 10 cent deri në 14 cent. Kosova është treg i lirë sipas Kushtetutës. Nëse ka abuzime, pse nuk po merren masa ndaj atyre kompanive”, shprejet Berjani.

Kreu i Naftëtarëve ka bërë të ditura çmimet e naftës aktualisht se si varijonë në Kosovë.

“Dje dhe sot çmimet në treg sillen rreth 1,29 cent deri 1,38 cent dizeli, 1,30 cent deri 1,38 cent benzina. Më këto çmime jemi më të lirët në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut e cila në dizel e ka akcizën për 22 cent më të ulët ndërsa benzina e ka çmimin si ne”, tregoi Berjani. /FrontOnline/