Lushtaku: Albin Kurti as mos ta mendoj hapjen e Urës së Ibrit pa përkrahjen e Amerikës

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti temë diskutimi më nuk është hapja e Urës së Ibrit, por kur do të hapet ajo, pavarësisht thirrjeve të aleatëve për mos hapjen e saj, ku sipas tyre, në këtë kohë mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë. Se hapja e Urës pa koordinimin me Amerikën nuk duhet të ndodh e […]

Lushtaku: Albin Kurti as mos ta mendoj hapjen e Urës së Ibrit pa përkrahjen e Amerikës
lushtaku:-albin-kurti-as-mos-ta-mendoj-hapjen-e-ures-se-ibrit-pa-perkrahjen-e-amerikes

lushtaku:-albin-kurti-as-mos-ta-mendoj-hapjen-e-ures-se-ibrit-pa-perkrahjen-e-amerikes

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti temë diskutimi më nuk është hapja e Urës së Ibrit, por kur do të hapet ajo, pavarësisht thirrjeve të aleatëve për mos hapjen e saj, ku sipas tyre, në këtë kohë mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë.

Se hapja e Urës pa koordinimin me Amerikën nuk duhet të ndodh e thotë edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria me bashkësinë ndërkombëtare duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

Sipas Lushtakut, hapja e Urës së Ibrit është problem politik dhe Qeveria me veprime të njëanshme sjellë probleme shtesë.

 “Secili shqiptar ka dëshirë që Kosova të jetë e bashkuar, vet fakti që Kosova është e pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e saj. Problemi i Urës është politik, me bashkësinë ndërkombëtare duhet me e gjetë një gjuhë të përbashkët, e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë problem është Amerika dhe vetëm Amerika. Është problem të merren vendimet e njëanshme nga Qeveria e Kurtit”, deklaron Lushtaku për Front Online.

Sipas Lushtakut, hapja e Urës nuk duhet të ndodhë, pa përkrahjen e Amerikës.

Lushtaku thotë se askush s’ka dëshirë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës.

“Pa amerikanët hapja e Urës as që bëhet fjalë. Secili shqiptar e donë Mitrovicën pa probleme e pa tensione. Nuk dëshirojmë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës. Qeveria duhet të punojnë më shumë me serbët vendor, duke komunikuar më shumë me ta”, u shpreh Lushtaku për Front Online./FrontOnline/