Jasharaj: Pas i frikësuan minatorët, Sveçla dhe Nagavci mund t’i frikësojnë dhe mësimëdhënësit

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mund të shkojnë e t’i frikësojnë mësimëdhënësit, ashtu siç u vepërua ditë me parë me minatorët. “Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritik të sindikave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo […]

Jasharaj: Pas i frikësuan minatorët, Sveçla dhe Nagavci mund t’i frikësojnë dhe mësimëdhënësit
jasharaj:-pas-i-frikesuan-minatoret,-svecla-dhe-nagavci-mund-t’i-frikesojne-dhe-mesimedhenesit

jasharaj:-pas-i-frikesuan-minatoret,-svecla-dhe-nagavci-mund-t’i-frikesojne-dhe-mesimedhenesit

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mund të shkojnë e t’i frikësojnë mësimëdhënësit, ashtu siç u vepërua ditë me parë me minatorët.

“Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritik të sindikave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo e Ministrit Sfeçla për t’u takuar me punëtorë e për t’u munduar t’I frikësojë , ata siç ndodhi në takimin me minatorët, që janë plot halle e varfëri. Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sfeçla? . Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet. Ky Sfleçla, i trimëruar nga do poza në Ujman e te Ura , pasi ishte i mbrojtur nga djeloshat e shkëlqyer e atdhetar si pjesëtarë të policisë sonë , nuk është e habitshme nëse më 2 shtator e merr me veti Nagavcin e dalin nëpër shkolla e duke u takuar me mësimdhënës do të trimërohen nga pritja e tyre dhe do të mundohen t’i frikësojnë e të kërkojnë nga ata se kush është ai që po guxon të kritikojë Qeverinë Kurti, kush është ai që guxon të kërkojë realizimin e të drejtave e kërkesave legjitime dhe se kush është ai që po guxon të kritikojë MASHTI-n dhe Qeverinë për mos ngritjen e pagave , për ndyshimet në dëm të punëtorëve të arsimit në Ligjin për skemat pensionale dhe për mohimet që u bëhen në të drejtat e fituara”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj po ashtu ka thënë se Sfeçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, sikur bëri ky Sfeçla me një ministre tjetër të minatorët, por le të mendojnë mirë para kësaj sepse na kishin “vizituar” në vitet 90-ta alamet hyqymeti duke treguar armë, pendreka e muskuj, por nuk na kishin frikësuar. Ne vazhuam ta mbrojmë arsimin shqip në përballje me gjithë ato kërcënime e dhunë.

“Ministër Sfeçla, ashtu si i vizitove minatorët me fjalim të zëshëm e me tendencë për të mbjellur frikë, mos u nis nëpër shkolla se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur. Ministër Sfeçla punëtorët e arsimit , që nga çerdhet e deri në universitete janë bashkë e në SBASHK”, ka thënë Jasharaj.