MD: Avokati i Veselit ka përfituar mbi 4 milionë euro – largimi i tij nuk lidhet me financat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), në orët e pasdites njoftuan se Kadri Veseli dhe Ben Emmerson, kryeavokati i tij, i kanë ndarë rrugët. Ky vendim thuhet se erdhi me kërkesë të Veselit “për shkak të një prishjeje të parevokueshme në marrëdhënien avokat-klient”. Ndërkaq, në media u raportua se arsye për këtë largim […]

MD: Avokati i Veselit ka përfituar mbi 4 milionë euro – largimi i tij nuk lidhet me financat
md:-avokati-i-veselit-ka-perfituar-mbi-4-milione-euro-–-largimi-i-tij-nuk-lidhet-me-financat

md:-avokati-i-veselit-ka-perfituar-mbi-4-milione-euro-–-largimi-i-tij-nuk-lidhet-me-financat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), në orët e pasdites njoftuan se Kadri Veseli dhe Ben Emmerson, kryeavokati i tij, i kanë ndarë rrugët.

Ky vendim thuhet se erdhi me kërkesë të Veselit “për shkak të një prishjeje të parevokueshme në marrëdhënien avokat-klient”.

Ndërkaq, në media u raportua se arsye për këtë largim të avokatit kanë qenë financat, gjegjësisht pagesa e ulët kundrejt tij.

Megjithatë, Ministria e Drejtësisë ka mohuar se shkaqet financiare të kenë qenë arsyeja e kësaj “Prishjeje”.

Madje, kjo ministri, raportimet me këtë pretendim i ka quajtur të “pabaza dhe tendencioze”.

MD-ja thotë se deri më sot ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë krejtësisht të pavërteta”, ka deklaruar MD-ja në reagim.

Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson Kadri Veselin, “ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro (katër milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent)”.

Ministria e Drejtësisë thotë se vazhdon të punojë “me profesionalizëm brenda kompetencave dhe kapaciteteve të saj, për të përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale”.

“Për më tepër, Ministria e Drejtësisë me vëmendje të veçantë përcjell çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të bëjë punën më të mirë të mundshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së, duke u siguruar që ata të kenë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi”, u tha në reagimin e MD-së.