FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore. Në këto aktivitete marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së, e këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 18 ekipe, […]

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
fsk-realizon-garen-tradicionale-“ujku-garues-2024”

fsk-realizon-garen-tradicionale-“ujku-garues-2024”

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore.

Në këto aktivitete marrin pjesë ekipe nga njësitë e FSK-së, e këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 18 ekipe, transmeton Klankosova.tv.

“Ekipet në garë treguan, disiplinë, përgatitje të lartë fizike, përkushtim dhe punë ekipore dhe u certifikuan për pjesëmarrje në këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Garën e ka fituar, Kompania B nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë A nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompania B nga Regjimentit i Parë i Këmbësorisë”.

“Ekipet garuese sfidohen në nëntë disiplina: vrapimi 3.2 KM, poligoni taktik, zhvendosja e blindës, kalimi i zonës së rrezikshme, bartja e municionit, qitja me armë të shkurt, hedhja e granatës, qitja me armë të gjatë dhe bartja e të lënduarit”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.