Bedri Elezi: Vuçiq shihet se ka planifikim që ta shpallë të aneksuar veriun e Mitrovicës

Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai ka theksuar se Serbia mund të jetë e gatshme të përdorë dhunë për të realizuar qëllimet e saj, përfshirë mundësinë e aneksimit të veriut të Mitrovicës. Elezi ka paralajmëruar se deklaratat e presidentit […]

Bedri Elezi: Vuçiq shihet se ka planifikim që ta shpallë të aneksuar veriun e Mitrovicës
bedri-elezi:-vuciq-shihet-se-ka-planifikim-qe-ta-shpalle-te-aneksuar-veriun-e-mitrovices

bedri-elezi:-vuciq-shihet-se-ka-planifikim-qe-ta-shpalle-te-aneksuar-veriun-e-mitrovices


Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën.

Ai ka theksuar se Serbia mund të jetë e gatshme të përdorë dhunë për të realizuar qëllimet e saj, përfshirë mundësinë e aneksimit të veriut të Mitrovicës.

Elezi ka paralajmëruar se deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që mund të shpallë Kosovën si “territor të pushtuar”, mund të shoqërohen me aktivitete të dhunshme

“Vuçiq sot ka paralajmëruar një konferencë ku do të shpalosë planin e Serbisë për Kosovën , sipas një medias serbe qartë shihet se i njëjti ka planifikim që ta shpallë të aneksuar veriun e Mitrovicës me çka paralajmëron organizimin e aktiviteteve të dhunshme”, tha Elezi  për Front Online.

Ai sugjeron se këto aktivitete mund të përfshijnë grupe të armatosura të mbështetur nga Beogradi dhe Moska, që mund të provojnë të krijojnë një situatë të re në Kosovë.

“Do të fillojnë edhe ndonjë aktivitet duke nisur me protesta të cilat janë paralajmëruar më 1 tetor dhe do të kemi mundësi që këto protesta të eskalojnë dhe grupe të cilat mbështeten nga Moska si dhe nga Beogradi të cilat dyshohet se mund të jenë të armatosur të fillojnë një situatë të re në atë pjesë”, tha Elezi.

Sipas Elezit, Serbia mund të përpiqet të krijojë një situatë që do të kërkojë ndërhyrjen ndërkombëtare për veriun e Mitrovicës.

 “Ka pasur deklarime nga aspekte të ndryshme se dy baza të ndryshme brenda territorit të Serbisë në afërsi me kufirin e Kosovës janë  duke  trajnuar qytetarë të rritur të cilët mund të përdorin korridore të ndryshme që të kalojnë brenda territorit të Kosovës dhe të fillojnë një situatë me policët zyrtarë të Kosovës kështu që të krijojnë një situatë e re, pastaj që të kërkojnë tek faktori ndërkombëtar që veriu të kalojë në protektorat ndërkombëtar”, përfundoi Elezi.