PSD: Veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë

Partia Social Demokrate (PSD) përmes një komunikate për medie ka reaguar për urën mbi lumin Ibër. Kjo parti thotë se vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë se veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë. “Tash e sa ditë prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret […]

PSD: Veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë
psd:-veriu-eshte-problem-politik-qe-nuk-reduktohet-ne-banda-e-kontrabande

psd:-veriu-eshte-problem-politik-qe-nuk-reduktohet-ne-banda-e-kontrabande

Partia Social Demokrate (PSD) përmes një komunikate për medie ka reaguar për urën mbi lumin Ibër. Kjo parti thotë se vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë se veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë.

“Tash e sa ditë prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash. Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast. Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj. Vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë vetëm një gjë: veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë.  Për ne, ky problem zgjidhet një herë e mirë përmes ripërcaktimit të kufijve”, thuhet në komunikatë.

Tutje PSD thotë se strategjia e Qeverisë ka qenë tjetër. Sipas kësaj partie, Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie.

“Ajo na thoshte se problemi i veriut janë bandat në veri dhe korrupsioni në Prishtinë. Bandat kinse ikën, edhe pushteti në Prishtinë u ndërrua. Pse tërheqje tash? Kush u kërcënua? Cila ishte pasoja eventuale? Çfarë ndalon ura kryesore mbi Ibër? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik. Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri”, thuhjet në komunikatën e lëshuar nga PSD.