Kryeministri i Kosovës: Vuçiqi, në koordinim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka përmendur krimet e Serbisë në luftën në Kosovë dhe ka thënë se pavarësisht dëshmive të gjenocidit në Kosovë, kjo nuk po e […] The post Kryeministri i Kosovës: Vuçiqi, në koordinim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Kosovës: Vuçiqi, në koordinim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka përmendur krimet e Serbisë në luftën në Kosovë dhe ka thënë se pavarësisht dëshmive të gjenocidit në Kosovë, kjo nuk po e pengon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të kërcënuar sërish.

Deklarata e Kurtit vjen disa orë para konferencës së paralajmëruar të presidentit serb, në të cilën pritet që ai t’i prezantojë ato që i ka quajtur kërkesa të Serbisë “për shkak të sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Në mediat serbe është raportuar se një nga opsionet mund të jetë që Vuçiqi të premten të shpallë okupimin e Kosovës.

“Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës. 25 vjet pas gjenocidit në Kosovë, me 186 masakra, rreth 500 varreza masive në Kosovë, 5 varreza masive në Serbi, ku mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz (1392 fëmijë; 1739 gra; 1882 të moshuar), rreth 20 mijë gra e vajza të dhunuara dhe të keqtrajtuara, dhjetëra-mijëra qytetarë të persekutuar, mbi 860 mijë të dëbuar nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë që nga malet shihnin qysh po u plaçkiten e digjen shtëpitë (gjithsej 119,855 sosh), dhe ende 1595 persona të zhdukur me dhunë, qindra familje që jetojnë me ankth e dhembje, ndërsa i mban të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj, Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatitin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës”, ka shkruar Kurti, transmeton albinfo.ch.

Tutje ai ka thënë se Serbia ka zgjedhur anën e kundërt të kërkimfaljes, duke përsëritur kërcënimet e ultimatumet, teksa u shprehur se të gjitha këto Serbia po i kryen në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit. Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka deklaruar se Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodh aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta”, ka përfunduar ai.

 

The post Kryeministri i Kosovës: Vuçiqi, në koordinim me Rusinë, po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja appeared first on Albinfo.