Zvicër: Ligji të përfshijë në mënyrë eksplicite mospërdorimin e dhunës ndaj fëmijëve
Dispozita e propozuar i detyron në mënyrë eksplicite prindërit që të rrisin fëmijët pa përdorimin e dhunës The post Zvicër: Ligji të përfshijë në mënyrë eksplicite mospërdorimin e dhunës ndaj fëmijëve appeared first on Albinfo.
Qeveria zvicerane dëshiron të sanksionojë në mënyrë eksplicite parimin e prindërimit jo të dhunshëm në ligj. Të premten ajo miratoi një dërgesë përkatëse për vëmendjen e parlamentit.
Dispozita e propozuar i detyron në mënyrë eksplicite prindërit që të rrisin fëmijët pa përdorimin e dhunës, tha qeveria të premten, transmeton albinfo.ch.
Sipas ligjit aktual, dhuna ndaj fëmijëve tashmë nuk lejohet në kuadrin e edukimit prindëror. Megjithatë, qeveria dhe parlamenti do të donin që parimi të përfshihej shprehimisht në ligj, shkruan swissinfo.
Sipas njoftimit, dispozita e re do të shërbente si model, teksa u tha se është një sinjal i qartë për shoqërinë: dhuna nga prindërit, përkatësisht ndëshkimi trupor dhe forma të tjera të trajtimit poshtërues të fëmijëve nuk do të tolerohen.
The post Zvicër: Ligji të përfshijë në mënyrë eksplicite mospërdorimin e dhunës ndaj fëmijëve appeared first on Albinfo.