Në industrinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur rënie të theksuar të qarkullimit

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rënie prej 13.5 përqind e qarkullimit në industri, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “U shënua rënie te Prodhimet kapitale për 35.4 % dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.6 %, derisa rritje vërehet te  Prodhimet intermediare përveç energjisë për 6.0 %, dhe Prodhimet jo të […]

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur rënie të theksuar të qarkullimit
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rënie prej 13.5 përqind e qarkullimit në industri, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“U shënua rënie te Prodhimet kapitale për 35.4 % dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.6 %, derisa rritje vërehet te  Prodhimet intermediare përveç energjisë për 6.0 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tregun vendor brenda një viti ka pasur rënie për 0.9 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm 18 përqind.

Në krahasim me muajin paraprak, në korrik pati ulje të qarkullimit në industri për 2 përqind.