Holandë, qeveria synon të marrë masa për të kufizuar emigracionin

Qeveria holandeze njoftoi se planifikon të zbatojë një sërë masash në muajt e ardhshëm për të frenuar emigracionin. Qeveria e re, e udhëhequr nga partia nacionaliste e Geert Wilders , anti-islamike PVV , ka thënë se do të shpallë një krizë kombëtare të azilit, e cila do t’i lejojë asaj të marrë masa për të kufizuar emigracionin pa [...]Read More...

Holandë, qeveria synon të marrë masa për të kufizuar emigracionin

Qeveria holandeze njoftoi se planifikon të zbatojë një sërë masash në muajt e ardhshëm për të frenuar emigracionin.

Qeveria e re, e udhëhequr nga partia nacionaliste e Geert Wilders , anti-islamike PVV , ka thënë se do të shpallë një krizë kombëtare të azilit, e cila do t’i lejojë asaj të marrë masa për të kufizuar emigracionin pa pëlqimin e parlamentit.

Partitë e opozitës vënë në dyshim ligjshmërinë e lëvizjes, por Ministrja e Emigracionit Marjolaine Faber (e PVV) tha se po vepronte brenda mundësive të parashikuara nga ligjet e imigracionit të vendit.

“Ne po ndërmarrim hapa për azilkërkuesit”, tha ajo në një deklaratë për mediat.