Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërriti me not nga Italia në Shqipëri

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar me sukses sfidën duke përshkuar me not brigjet detare nga Italia në Shqipëri, transmeton TV21. Buzo ka mbërritur sot ne not në orën 5:00 në brigjet e Shqipërisë duke përshkuar me not 92 km për 35 orë e 17 minuta. Ajo u nis nga shkëmbijët e San Fokës dhe mbërriti […]

Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërriti me not nga Italia në Shqipëri
Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërriti me not nga Italia në Shqipëri. Foto nga profili në Facebook i Mikel Marsit

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar me sukses sfidën duke përshkuar me not brigjet detare nga Italia në Shqipëri, transmeton TV21.

Buzo ka mbërritur sot ne not në orën 5:00 në brigjet e Shqipërisë duke përshkuar me not 92 km për 35 orë e 17 minuta. Ajo u nis nga shkëmbijët e San Fokës dhe mbërriti tek Shkëmbi i Evës në Karaburun.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë e konsumuar ushqime të lehta, ndërsa udhëtimin ka qenë konstant.

Buzo nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes, ajo nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa.

Gjendja shëndetësore e Eva Buzos është e mirë, por ka nevojë për rikuperim.

Sa i takon notares do ketë edhe një organizim nga Bashkia për pritjen e saj megjithatë i është lënë pak kohë për rikuperim të fuqive.

Kujtojmë se një vit më parë, Buzo e ndërpreu sfidën për të notuar nga brigjet italiane në ato shqiptare për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.

Avokatja u nis nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpriste sfidën. Ajo u dërgua në spital, ku mori shërbimin e duhur mjekësor.