Dosja e “Onkologjikut” i kaloi SPAK-ut, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologjik, raporton EuroNews. Kjo dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme, për hetime më të thelluara pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi disa ditë më parë masat ndaj 7 […]

Dosja e “Onkologjikut” i kaloi SPAK-ut, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën
Flamuri i Shqipërisë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologjik, raporton EuroNews.

Kjo dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme, për hetime më të thelluara pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Tiranës rikonfirmoi disa ditë më parë masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.