Gashi: Ftesa për Abdixhikun është një riafirmim i bashkëpunimit ndërmjet Institutit Kombëtar Demokratik dhe LDK-së

Alush Gashi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies mes LDK-së dhe Institutit Kombëtar Demokratik gjatë një interviste të fundit për Zërin e Amerikës. Komentet e Gashit vijnë pas ftesës së Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së, nga ky institut. Gashi e cilësoi këtë si një “ngjarje të jashtëzakonshme […]

Gashi: Ftesa për Abdixhikun është një riafirmim i bashkëpunimit ndërmjet Institutit Kombëtar Demokratik dhe LDK-së
gashi:-ftesa-per-abdixhikun-eshte-nje-riafirmim-i-bashkepunimit-ndermjet-institutit-kombetar-demokratik-dhe-ldk-se

gashi:-ftesa-per-abdixhikun-eshte-nje-riafirmim-i-bashkepunimit-ndermjet-institutit-kombetar-demokratik-dhe-ldk-se

Alush Gashi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies mes LDK-së dhe Institutit Kombëtar Demokratik gjatë një interviste të fundit për Zërin e Amerikës.

Komentet e Gashit vijnë pas ftesës së Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së, nga ky institut. Gashi e cilësoi këtë si një “ngjarje të jashtëzakonshme me ndikim global”, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes LDK-së dhe Institutit Kombëtar Demokratik.

“Fillimisht më lejoni që të theksoj se ftesa nga Instituti Kombëtar Demokratik për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Abdixhiku është një riafirmim i bashkëpunimit afatgjatë dhe përmbajtjesor mes Institutit Kombëtar Demokratik dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila ka ndikim global. Atmosfera në të gjitha ambientet e kuvendit është festive. Fjalimet janë përmbajtjesore, shpresëdhënëse dhe uroj që këto zgjedhje në nëntor të sigurojnë stabilitetin jo vetëm në Amerikë, por edhe atë global”, tha ai.