Tri vetura superluksoze bëjnë gara në autostradë, marrin dënime të “pafalshme” nga Policia

Policia e Kosovës i ka tërhequr nga trafiku tri vetura super-luksoze Bugatti, Ferrari dhe McClaren, për shkak se pronarët e tyre janë hasur duke bërë gara të shpejtësisë në autostradën Prishtinë-Ferizaj të dielën. Përpos tërheqjes së veturave nga trafiku, Policia ka bërë të ditur se i ka dënuar tre shoferët e makinave me nga 400 […]

Tri vetura superluksoze bëjnë gara në autostradë, marrin dënime të “pafalshme” nga Policia
tri-vetura-superluksoze-bejne-gara-ne-autostrade,-marrin-denime-te-“pafalshme”-nga-policia

tri-vetura-superluksoze-bejne-gara-ne-autostrade,-marrin-denime-te-“pafalshme”-nga-policia

Policia e Kosovës i ka tërhequr nga trafiku tri vetura super-luksoze Bugatti, Ferrari dhe McClaren, për shkak se pronarët e tyre janë hasur duke bërë gara të shpejtësisë në autostradën Prishtinë-Ferizaj të dielën.

Përpos tërheqjes së veturave nga trafiku, Policia ka bërë të ditur se i ka dënuar tre shoferët e makinave me nga 400 euro gjobë si dhe me nga 10 muaj ndalim drejtimi të mjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’ ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.