Rama për masterplanin e Kompleksit Memorial Adem Jashari: Vlerë reale çmimi 8 milionë, hipokrizi që VV ankohet për 12 milionët në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur tejet i lumtur për përzgjedhjene e Masterplanit të Kompleksit Adem Jashari në Prekaz. Rama ka thënë se nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para, është ky kompleks, derisa ka theksuar shumën për këtë projekt e që është rreth 8 milionë euro, e që e […]

Rama për masterplanin e Kompleksit Memorial Adem Jashari: Vlerë reale çmimi 8 milionë, hipokrizi që VV ankohet për 12 milionët në kryeqytet
rama-per-masterplanin-e-kompleksit-memorial-adem-jashari:-vlere-reale-cmimi-8-milione,-hipokrizi-qe-vv-ankohet-per-12-milionet-ne-kryeqytet

rama-per-masterplanin-e-kompleksit-memorial-adem-jashari:-vlere-reale-cmimi-8-milione,-hipokrizi-qe-vv-ankohet-per-12-milionet-ne-kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur tejet i lumtur për përzgjedhjene e Masterplanit të Kompleksit Adem Jashari në Prekaz. Rama ka thënë se nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para, është ky kompleks, derisa ka theksuar shumën për këtë projekt e që është rreth 8 milionë euro, e që e ka quajtur vlerë reale për një detyrë të nivelit të tillë profesional.

Ai e ka krahasuar këtë projekt me shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Rama ka thënë se është shqetësuese “hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvenbdosje”, që ankohen se shuma prej 12 milionë euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte.

“E vetmja gjë shqetësuese në gjithë këtë punë është hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në veçanti Dega në Prishtinë, të cilët ankohen pandal se shuma prej 12 milion Euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë.

Vetëm deri tani, Arkitekti i Kryeqytetit ka përfunduar ose është në finalizim të rreth 35 projekteve, shumë prej tyre projekte të kompleksitetit të lartë arkitektonik, dhe për këtë është paguar rreth katër (4) million Euro. Një prej këtyre projekteve në finalizim është edhe Sheshi Adem Jashari në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.