Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri ndërron fenë – nga mysliman bëhet katolik

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri është konvertuar nga feja myslimane në atë katolike. Konvertimi i tij, bashkë me bashkëshorten Atifeten, është kryer të hënën në Kishën e Llapushnikut. Përpos fesë, ish-komandanti ka ndërruar edhe emrin. Tash ai do të quhet Luigj. Familjarët njoftojnë se ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për t’u […]

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri ndërron fenë – nga mysliman bëhet katolik
ish-komandanti-i-uck-se,-naser-shatri-nderron-fene-–-nga-mysliman-behet-katolik

ish-komandanti-i-uck-se,-naser-shatri-nderron-fene-–-nga-mysliman-behet-katolik

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri është konvertuar nga feja myslimane në atë katolike.

Konvertimi i tij, bashkë me bashkëshorten Atifeten, është kryer të hënën në Kishën e Llapushnikut.

Përpos fesë, ish-komandanti ka ndërruar edhe emrin. Tash ai do të quhet Luigj.

Familjarët njoftojnë se ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për t’u kthyer në rrënjët e të parëve, rrënjët e Nik Lekës.

Nga viti 1998 Naser Shatri ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës i shumë betejave si në Gramaqel, Baballoq, Glogjan etj. Në fshatin Prilep ka pas rolin e komandantit për rekrutim. Po ashtu ka ndihmuar në organizminin e UÇK-së në Komunën e istogut.

Ai ka qenë i arrestuar edhe në Austri nga Interpolli me akuzën për plagosjen e një punëtori të Shërbimit sekret Serb (Tomislav Baboviq) dhe për këtë ka vuajtur gjashtë muaj paraburgim.

Po ashtu ka qenë i paraburgosur nga EULEX-i në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009./Paparaci