Gjatë muajit korrik, Inspektorati i MMPHI-së shqiptoi gjoba, ndërpriti punime e inicoi raste te përmbaruesi

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik, ka realizuar afro 50 inspektime në rajone të ndryshme të vendit. Kështu bëri të ditur ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook tha se gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar gjoba, janë marrë vendime për ndërprerje të […]

Gjatë muajit korrik, Inspektorati i MMPHI-së shqiptoi gjoba, ndërpriti punime e inicoi raste te përmbaruesi
gjate-muajit-korrik,-inspektorati-i-mmphi-se-shqiptoi-gjoba,-nderpriti-punime-e-inicoi-raste-te-permbaruesi

gjate-muajit-korrik,-inspektorati-i-mmphi-se-shqiptoi-gjoba,-nderpriti-punime-e-inicoi-raste-te-permbaruesi

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik, ka realizuar afro 50 inspektime në rajone të ndryshme të vendit.

Kështu bëri të ditur ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu, i cili përmes një postimi në Facebook tha se gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar gjoba, janë marrë vendime për ndërprerje të punimeve, si dhe janë iniciuar disa raste te përmbaruesi.

“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e shkeljeve që janë identifikuar gjatë këtyre inspektimeve nëpër kompani të ndryshme si prodhues të betonit, seperues të rërës dhe të zhavorit, thertore e përpunues të mishit, përpunues të ujit, prodhues të ilaçeve, e njashtu degraduesit e lumenjve dhe ndërtuesit e objekteve pa leje, janë shqiptuar gjithsej: 14 vendime për ndërprerje të punimeve, 6 raste janë iniciuar tek përmbaruesi, ndërkaq janë shqiptuar 23 gjoba, në vlerë totale prej 66,000 euro, ku gjobat variojnë nga ajo minimalja prej 500 euro, deri në atë maksimalen prej 5000 euro.

Inspektimet nuk do të ndalen, kudo dhe kurdo që do të hasim në shkelje të ligjit!” ka thënë Aliu në njoftimin e tij./Front Online/