QKUK: Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente

Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës bën të ditur se në Klinikën Emergjente për gjashtë muajt e fundit kanë pranuar tretman mjekësor 46 mijë e 769 pacientë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se prej këtyre 4 mijë e 770 janë pranuar për trajtim  të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike. “Nga numri i […]

QKUK: Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente
qkuk:-mbi-46-mije-qytetare-moren-ndihme-mjekesore-emergjente

qkuk:-mbi-46-mije-qytetare-moren-ndihme-mjekesore-emergjente

Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës bën të ditur se në Klinikën Emergjente për gjashtë muajt e fundit kanë pranuar tretman mjekësor 46 mijë e 769 pacientë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se prej këtyre 4 mijë e 770 janë pranuar për trajtim  të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik”.

“Poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe  mbi 3 mijë raste në sallën  e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv