“Dikush është mbi çati”, publikohen pamjet për herë të parë, të gjithë e pikasën autorin para se të qëllonte mbi Trump

Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump pasditen e së shtunës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti. Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku […]

“Dikush është mbi çati”, publikohen pamjet për herë të parë, të gjithë e pikasën autorin para se të qëllonte mbi Trump

Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump pasditen e së shtunës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.

Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.

“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, dëgjohen të thonë qytetarët.

“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë. Sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi drejt Trump.